E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Nobelisti i dy luftėrave botėrore

Nga Express | 03 Korrik 2012 12:16
Madhësia e tekstit:

Ernest Hemingway, i cili vrau tragjikisht veten mė 2 korrik 1961, kujtohet nga tė gjitha qarqet artistike si njė ndėr shkrimtarėt mė nė zė amerikanė tė shekullit XX dhe si pėrfaqėsuesi kryesor i Brezit tė Humbur.

Ai pėrjetoi thellė tragjedinė e dy luftėrave botėrore, u gjend disa herė ballė pėr ballė me vdekjen dhe shkroi njė letėrsi ku dhunės njerėzore i kundėrvihet dashuria, ndėrsa kotėsisė dhe zhgėnjimit tė jetės, pėrpjekja pėr tė qėndruar me ēdo ēmim dhe me ēdo kusht.

Hemingway, i lindur nė Oak Park Ilinois mė 21 korrik tė vitit 1899, u rrit nė njė mjedis mbytės provincial, nėn autoritetin e njė nėne tė rreptė, ndėrsa vetėvrasja e tė atit la gjurmė tė pashlyera nė zemrėn e tij. Universiteti i parė pėr Hemingway-n u bė Lufta e Parė Botėrore. Ai shkoi vullnetar si sanitar nė Itali, ku u njoh me tmerret e luftės, por edhe me burrėrinė dhe vetėmohimin, qė do tė mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve tė tij tė mėvonshme.

Atė qė mundi tė shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisė me atė tė letėrsisė artistike, e mblodhi nė vėllimin e parė "Nė kohėn tonė" dhe nė vėllimin e dytė "Burra pa gra".

Por nė mbarė botėn Hemingway u bė i njohur me romanin "Lamtumirė armė", ku trajton njė histori dashurie, qė pėrfundon tragjikisht nė njė botė ku sundon ligji i luftės dhe ku njeriu vret njeriun.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Hemingway udhėtoi dhe mori pjesė nė veprime luftarake si korrespondent. Nė tregimet e kėsaj kohe tingėllon e fuqishme ideja antifashiste kundėr luftės. Hemingway u bė i famshėm me botimin e romanit "Plaku dhe deti" pėr tė cilin u nderua me ēmimin Nobel pėr letėrsi.

Si pėr tė vazhduar traditėn familjare, Ernest Hemingway, vrau veten duke pasur frikė nga sėmundja, e cila e mundonte prej kohėsh.

Komentet ()