E Mërkurë, 19 Qershor 2013E Mërkurë, 19 Qershor 2013

“Media” pėr mediet

Nga Express | 19 Qershor 2012 12:19
Madhësia e tekstit:

Dega e Gazetarisė, e Universitetit tė Prishtinės, ka botuar pėr herė tė tretė revistėn kėrkimore “Media”. Artikujt kėrkimorė/shkencorė janė shkruar nė bazė tė hulumtimeve empirike tė autorėve tė punimeve. Gjithashtu, nė mėnyrė tė qartė shtjellohen dukuri e teori tė ndryshme mediale, dhe jepen shpjegime rreth koncepteve tė gazetarisė.

Edhe sivjet, Dega e Gazetarisė, e Universitetit tė Prishtinės, ka vazhduar me botimin e revistės sė pėrvitshme kėrkimore/shkencore - “Media, nr 3”.

Pėr dallim nga dy numrat e parė, kėsaj radhe profesorėt, personeli akademik i Degės dhe bashkėpunėtorėt e jashtėm tė revistės mė shumė janė pėrqendruar nė artikuj hulumtues shkencorė, tė bazuar nė tė dhėnat empirike nga fusha e medias dhe komunikimit me publikun.

Pėrmbajtja e “Media 3” pėrfshinė disa fusha tė medieve, dhe shtjellon teori e dukuri tė ndryshme tė medieve, nė mėnyrė shumė tė qartė ofron shpjegime pėr konceptet gazetareske, dhe nxjerr pėrfundime nė bazė tė hulumtimeve empirike.

Ėshtė vėshtirė tė gjendet njė ēėshtje e shtruar nga autorėt e punimeve qė nuk e ka marrė pėrgjigjen meritore. Autorėt kanė arritur tė zotėrojnė temat e trajtuara, me shembuj konkretė, ilustrues dhe me informacion tė mjaftueshėm e tė shumėllojshėm.

“Media 3” pėrbėhet nga shtatė punime shkencore, tė realizuara sipas standardeve shkencore.

Nė punimin e parė, tė Bajram Kosumit, “Shkalla e zhanreve nė gazetari”, trajtohen lidhjet e mundshme midis llojeve tė gazetarisė, duke filluar prej lajmit e deri tek analiza. Autori ofron edhe shembuj tė ndryshėm, pėrmes grafikonėve, se si ndėrlidhen mes vete zhanret nė disa gazeta kosovare. Edhe nė punimin e dytė, tė shkruar nga Shahadete Limani-Beqa, “Analiza kritike e diskursit dhe studimet pėr rolin e ligjėrimit publik nė krijimin e raporteve tė pushtetit nė shoqėri”, bėhet njė prezantim i analizės kritike tė diskursit tė medieve nė raport me politikėn.

Autorja tregon drejtimet kryesore tė diskursit, pėrfshirė kėtu diskursin historik, ligjėrimin publik, gjuhėn, pushtetin dhe metodat e analizės kritike tė diskursit. Nė punimin e tretė, tė Lindita Tahirit, “Prezantimi i Raportit tė Dick Maty’it nė mediet ndėrkombėtare”, ofrohet njė analizė pėrmbajtjesore dhe strukturore e raportimit tė tri medieve tė mėdha ndėrkombėtare nė lidhje me Raportin e Marty’t, qė flet pėr dyshimet pėr trafikim organesh nė Kosovė, nė kohėn e luftės. Analiza bazohet nė tekstet e botuara nė gazetat “The Washington Post”, “The New York Times” dhe nė “The Guardian”. Autorja ka bėrė njė analizė krahasuese tė diskursit tė kėtyre gazetave gjatė raportimit tė tyre pėr Raportin e Dick Marty’it.

Natyrisht, aty jepen shembujt konkret pėr zbatimin e parimeve tė etikės dhe pėr (pa)anshmėrinė e kėtyre medieve gjatė raportimit pėr Kosovėn dhe liderėt e saj. Edhe nė punimin e Muhamet Mavrajt, “Prania dhe mungesa e foljes nė titujt e gazetave”, ėshtė bėrė njė vėshtrim stilistikė i pėrdorimit tė foljeve nė titujt e gazetave tė Kosovės. Autori pėr objekt vėzhgimi ka 1100 tituj tė gazetės nė pesė vjetėt e kaluara: 2007, 2008, 2009, 2010, dhe 2011. Nė mesin e punimet e tjera janė: “Debati medial pėr regjistrimin nė Shqipėri”; “Problematika arsimore e shqiptarėve tė Maqedonisė”; “Pėrvetėsimi i shkathtėsisė sė tė lexuarit nė gjuhėn angleze”, etj.

Krejt nė fund, redaksia sqaron standardet e nevojshme pėr botimin e punimeve shkencore nė revistėn “Media”. Sipas kėtyre sqarimeve, nė “Media” mund tė botojnė edhe studiues tė tjerė, po qe se punimet nga fusha e medies i kanė punuar nė bazė tė standardeve profesionale pėr revistat shkencore.

Marrė nė tėrėsi, revista “Media 3” mund tė pėrdoret nga kushdo qė i intereson njohja e fushės sė medieve. Ajo paraqet njė mundėsi pėr zotėrimin e kėsaj fushe tė rėndėsishme tė kohės moderne. Si rrjedhojė, pėrmbajtja dhe rezultatet e publikuara do tė duhej t’iu hynin nė punė - nė rend tė parė - studentėve tė Gazetarisė, por edhe gazetarėve qė synojnė tė dinė mė tepėr pėr teoritė dhe konceptet mediale.

Komentet ()