17 pacientë me COVID-19 në gjendje kritike, 282 të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale - Gazeta Express
string(87) "17-paciente-me-covid-19-ne-gjendje-kritike-282-te-shtrire-ne-qkuk-dhe-spitalet-rajonale"

17 pacientë me COVID-19 në gjendje kritike, 282 të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale

Gazeta Express

10/07/2020 17:13

Mbi 280 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK’së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit, raporton Express.

Bazuar në raportn 24 orësh të klinikave dhe spitaleve, 191 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Lexo Edhe:

Në ShSKUK, janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 4 prej tyre të intubuar.

​”Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë ​ 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19. Në QKUK 160 pacientë,​ kurse 122 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.