Ronaldo e ka mbyllur sezonin 2019/20 me rekorde dhe trofeun e Serie A.
Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord historik me fanellën e Juventusit, raporton Gazeta Express.
Me golat kundër Lyon, ku Juventusi fitoi 2-1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 37 finalizimeve në sezonin 2019/20 me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në të gjitha garat.
Kështu, ai u bë lojtari i vetëm në histori të Juventusit që shënon kaq shumë në një edicion, duke thyer rekordin e Felice Placido Borel që në sezonin 1933/34 kishte shënuar 36 gola.
Ky ishte rekordi i 10 që Ronaldo e thyen në Serie A me fanellën e Juventusit.